Lagja Xhaqkaj në Hogosht bëhet me transformator të ri
Kamenicë – Komuna në koordinim me KEDS-in, po e zgjidh problemin e furnizimit me rrymë elektrike të Lagjes Xhaqkaj të Hogoshtit, duke e vendosur transformatorin e ri.
Kjo lagje e cila vite me radhë kishte pasur problem me furnizim me rrymë, sidomos në shfrytëzimin e aparateve të amvisërisë tanimë nuk do ta ketë problemin e rrymës elektrike, Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani i kishte premtuar banorëve që do të bëjnë zgjidhjen e këtij problemi dhe në bashkëpunim me KEDS-in vendosën transformatorin, banorët e kësaj lagje falënderuan kryetarin që pas zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë sot po realizohet edhe një premtim i dhënë për këtë lagje.
Poashtu treguan se tri familje që kishin dashur të shpërnguleshin për shkak të mungesës së rrymës, kur kishin kuptuar se ky problem do të zgjidhet kishin hequr dorë nga shpërngulja.
Komuna në bashkëpunim me KEDS-in pritet së shpejti t`i vendosin edhe trafot tjera në disa lokacione të komunës së Kamenicës./rajonipress/


