RCCOLA

Lagja “Iliria” dhe ajo e Berivojcës fuqishëm mbështesin Begzad Sinanin

/ 6 minuta lexim

Kamenicë – Kandidati për kryetar të komunës së Dardanës, Begzad Sinani edhe në lagjen “Iliria” si dhe në atë të Berivojcës, ka marrë mbështetjen e fuqishme nga aktivistët e PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe qytetarët e shumtë për zgjedhjet e 1 dhjetorit. Marshuta e fushatës ka filluar në fillim në fshatin Kopernicë duke vazhduar më pas në fshatrat Shipashnicë e Poshtme, Hogosht, Shipashnicë e Epërme dhe stacioni i fundit për ditën e djeshme ishte Lagjja “Iliria” dhe ajo e Berivojcës, ku u mbajt në një ambient madhështorë në restaurantin “Konaku”.

Begzad Sinani, para qytetareve të lagjes “Iliria” dhe asaj të Berivojcës, ka thënë se bashkërisht do të vazhdojmë me punë, sepse kjo pjesëmarrje e juaj në mbështetjen time më bënë të ndjehem shumë mirë dhe më inkurajon që deri ditën e diele me 1 dhjetor, ta mbajë këtë tempo dhe të punojë së bashku me ju, së bashku me partneritetin e subjekteve politike për të arritur fitoren të pakontestueshme, ka thënë Sinani duke potencuar se ka hyrë në një partneritet politik me të vetmin qëllim, që të realizojë objektivat e përbashkëta me partnerët politik dhe me qytetarë të komunës së Dardanës.

“Ne kemi hyrë në një projekt të përbashkët për interesa të qytetarëve dhe se ky partneritet i duhet sot Dardanës, dhe ne e kemi arritur këtë vizion dhe këtë ide, ku kjo gjeneratë e re që po vjen tashti, ju duhet t`i ofroni një shansë më 1 dhjetor, dhe unë nuk kam dyshim sepse ju keni vendosur që më 1 dhjetor të votoni gjeneratën e re, për një koncept të ri politik, për udhëheqjen tuaj e cila do të jetë pran jush sa herë që keni nevojë”, ka premtuar Sinani.

Ai ka nënvizuar se do të jetë ai i cili do të rregullojë rrugën: Crep – Dardanë, me standarde evropiane të kërkuara. “Qyteti do të ketë pamje krejtësisht tjetër dhe se ky mandat do të jetë mandat i qytetit, duke përfshirë Lagjen “Iliria”: dhe lokalitetin e Berivojcës”, ka thënë Sinani duke i premtuar berivojcasve se ai do ta vë kupolën e xhamisë në Berivojcë. “Pikërisht unë do të jem ai i cili do ta inaugurojë Xhaminë në këtë lokalitet për këtë të jeni të bindur”, ka thënë Sinani, duke u brohoritur nga të pranishmit me duartrokitje frenetike për premtimin e dhenë.

Në fund, Sinani ka thënë se ka një objektiv jetësor që këtë objektiv ta përmbyll dhe kjo do të bëhet më 1 dhjetor kur qytetarët do ta besojnë votën PDK-së dhe kryetarit Begzad Sinani, dhe që me 1 dhjetor, qytetarët do të kenë një kryetar ashtu siç e dëshiron komuna e Dardanës.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari i degës së AAK-së në Dardanë, Lulzim Leci, në fjalën e tij mbështetëse për kandidatin për kryetar të komunës së Dardanës zotëri Begzad Sinani, tha fjalë inkurajuese për aktivistët dhe qytetarët e lagjes “Iliria” dhe banorëve të Berivojcës, ka thënë se duhet përkrahur fuqishëm kandidaturën e Begzad Sinanit, për kryetar të komunës së Dardanës.

Leci ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur AAK-në me 3 nëntor, dhe sipas tij AAK-ja është përcaktuar që të përkrah kandidatin e PDK-së zotëri Begzad Sinanin për kryetar të komunës së Dardanës. “Ne besojmë se Kryetari Begzad Sinani është më i mirë se kundërkandidati i tij për të udhëhequr komunën e Dardanës për 4 vjet të ardhshme, dhe unë ftojë simpatizantë tanë që të mbështesin kandidaturën e Begzad Sinanit për kryetar të komunës, sepse ne si AAK i kemi harmonizuar projektet e AAK-së që të zbatohen në mandatin e ardhshëm sidomos ato projekte për lagjen “Iliria” dhe Berivojcë”, ka thënë Leci duke shtuar se “gara jonë ka qenë më një qëllim që komunën e Dardanës ta ndryshojmë dhe në këtë kuptim, vota për të trija subjektet politike PDK,AAK dhe AKR, ka qenë votë për ta ndryshuar gjendjen që është qeverisur në 4 vitet e kaluara, dhe në këtë kuptim vota që do të hedhmi në këto tri subjekte politike do të jetë votë për Begzad Sinanin dhe numrin 99, për të qeverisur komunën e Dardanës për mandate të ri bashkë me ne dhe me qytetarë të komunës”.

Në anën tjetër kryetari i degës së AKR-së i Dardanës, Fatmir Matoshi , ka thënë se si asnjëherë më parë koalicioni PDK, AAK dhe AKR në Dardanë është mobilizuar për të ecur fuqishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Edhe subjekti ynë ka kërkuar një votë për ndryshim dhe për këtë fakt na bënë të qartë se vota jonë do të jetë votë për ndryshim edhe për Lagjen “Iliria” dhe asaj të Berivojcës dhe ne këtë votë e kërkojmë për Begzad Sinanin, sepse nëpërmjet kësaj vote, ne besojmë se do të kemi qasje në realizimin e projekteve tonë për Dardanën, në realizimin e ideve tona, ato premtime të AKR-së për lagjen “Iliria” dhe të Berivojcën”, ka thënë Matoshi, duke potencuar se “në veçanti ne kemi proklamuar që në Berivojcë, të ndërtojmë një shkolle për nxënësit shqiptarë, po ashtu Berivojca paraqet një diversitet të veçantë që i ka 3 komunitete që kanë arritur të bëjnë një memorandum të bashkëpunimit i cili ka mbetur totalisht i pashfrytëzuar dhe kjo bashkëjetesë e të trija komuniteteve, është një garanci që ne me angazhimin e institucioneve komunale po premtojmë se ditë të mira do të vinë për Berivojcën, sepse në këtë lokalitet do të vinë donatorë të cilët do ta ndryshojnë jetën e banorëve të këtushëm”, ka thënë ai.

Matoshi ka ftuar anëtarë të AKR-së dhe qytetarë të këtyre lokaliteteve që ta mbështesin dhe të japin votën për Begzad Sinanin, për PDK-në dhe Dardanën ndryshe, sepse me këtë koalicion, projektet për Berivojcën do të jenë realitet thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/