Lagja e “Zabelit” duhet të jetë top prioritet i Komunës së Gjilanit
Nga Halit Aliti – Në Lagjen “Zabel” në vitet 2003-2007, kishte filluar te poshta e LDK-së dhe ngritja e PDK-së në Gjilan, kurse po në këtë Lagje në vitet 2009- 2013, filloi ri-ngritja e LDK-së dhe rënia e PDK-së në Gjilan.
Në Lagjën Zabel kishte filluar teposhta politike e LDK-së në Gjilan në vitet 2003 – 2007 për shkak të mos zgjidhjes së ujërave të zeza dhe moçalit të krijuar , kundërmimit, mushkonjave , kërcimit serioz . Ishte një zonë e kontaminuar mbi 50 hektar që ishte krijuar taman një moçal .
Përveqë kësaj në këtë Lagje një ndër më të mëdhatë nuk ndodhi asnjë investim e mbi të gjitha mbeti pa zgjidhur çështja e ndërtimit të objektit të shkollës fillore pasi ishte një ndër Lagjet më të vjetra, më të mëdhatë dhe në këtë Lagje është karakteristike ishin shumica e këtyre qytetarëve të ardhur nga Malësia e Bujanoci dhe fshatra tjerë të Komunës së Bujanocit dhe asaj të Preshevës .
Në Lagjën Zabel kishte filluar të përfiton poena politikë PDK-ja në Gjilan , pasi partia në pushtet në këtë rast LDK-ja e Gjilanit gjatë kohës së udhëheqjes së saj deri në fund të vitit 2007 nuk kishte arritur të gjente zgjidhje dhe të merrte masa që të eliminoj kundërmimin , mushkonjat dhe kërcënimin serioz .
Këta banorë ishin të prekur, injoruar e të mllefosur për këtë gjendje kështu pa kurrfarë investimi . Edhe pse banorët e Lagjës ishin zëri më i artikuluar , më së aktivi jo vetëm në komunën e Gjilanit , por edhe në Anamoravë duke organizuar debate publike e tubime .U bënë edhe peticione e dhjetëra e qindra shkresa , kërkesa , ankesa, por edhe është mbajtur një demonstratë e llojit performance , por Këshilli i Lagjës arriti që të njofton , sensibilizon dhe të alarmon problematikën në nivelin më të lartë deri në parlament dhe qeveri të Kosovës.
Megjithatë edhe pas këtyre angazhimeve Zabelasit mbetën pa investime edhe pse u shquan e u dalluan për këtë u harruan u anashkaluan dhe u diskriminuan . Me një fjalë Lagja u bë jo vetëm që ishte e kapluar në kundërmim e me mushkonja , por edhe në të njëjtën kohë u shndërrua dhe hyri si një Lagje duke notuar në ujera politike.
PDK-ja në Gjilan më 15 Nëntor të vitit 2007 erdhi në pushtet , por në Lagjën Zabel që kishte fituar bukur poena të fortë politik përveqë që filluan punimet në rregullimin e ujërave të zeza më 28 gusht 2009 , problematika e ujërave të zeza në Gjilan nuk u përfundua , deri në vitin 2013 asgjë nuk është investuar asnjë metër trotuar të rregulluar nga 27 , me fjalë (njëzet e shtatë ) rrugët, ende shkolla e Lagjës sonë që nga viti 2009 është pa emër . Ndriçim publikë gati se nuk ka , kurse kanalizimi ende nuk është përfunduar në disa pjesë . Ende kjo Lagje nuk ka planë të urbanizuar dhe lirisht mundë të themi që kjo Lagje i përngjan ndonjë fshati të thellë malor.
Në Lagjën Zabel njëherë ka filluar rënia për të filluar tani ri-ngritja e LDK-ës në Gjilan, jo rastësisht që në këtë Lagje është promovuar nga Kryetari i LDK-së Isa Mustafa – kandidati për Kryetar të Gjilanit Kryetari i posa zgjedhur i Gjilanit Lutfi Haziri .Prandaj me të drejtë ne Zabelasit presim që Lagja e Zabelit duhet të jetë top-prioriteti i Komunës së Gjilanit .
Ashtu , që njëherë PDK-ja e pastaj LDK-ja kanë humbur poena politik e kanë pësuar goditje e ramje , pastaj janë ngritur e ri-ngritur duke marrë poena politikë për dhe në emër të Lagjës Zabel .
Urojmë Kryetarin e zgjedhur Lutfi Haziri duke besuar dhe shpresuar se ne banorët e kësaj lagje shumicë e banuar me popullsi të migruar, të jemi banorë të barabartë me banorët e gjitha Lagjeve të qytetit, duke filluar qysh ne fillim me realizim të projekteve të shumta, që mos të punohet vetëm gjatë fushatave duke bërë punë siç thotë populli “ Sa për sy e faqe”, të jemi njëtrajtshëm të trajtuar duke u konsideruar dhe ne si të barabartë dhe pjesë e qytetit, duke sjellë investime aq shumë në nevojë, fëmijët të shkojnë në shkollë duke ecur nëpër trotuare, jo rrugëve ka kalojnë veturat me balt dhe zhavore të pa asfaltuar, të asfaltohen dhe të ndriçohen rrugët, sistemi i kanalizimit të rregullohet ne disa pjesë të riparohet, vendosja e kontinjerëve është e pashmangshme etj, shpresojmë se tani kemi një adresë për të besuar dhe komunikuar për nevojat tona, për të cilat kemi pasur nevojë.
Autori është banorë i Lagjes Zabeli i Sahit Agës


