UBT

Lagja e “Zabelit” ankesa ekstreme për Naser Korçën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lagja e “Zabelit” thonë se drejtori i shërbimeve publike Naser Korça po e anashkalon qëllimisht rrugën e tyre ndërsa vazhdimisht e hap rrugën e tij private. Florim Zuka thotë se do ta padisë Korçën për këtë neglizhencë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lagja “Zabeli” ka një kohë që janë të indinjuar në Naser Korçën, sipas të cilëve ai qëllimisht po e anashkalon këtë lagje nga pastrimi i borës, kurse rrugën e tij private e mirëmban rregullisht.

Florim Zuka qytetar dhe president i klubit Gjilani është i befasuar me këtë neglizhencë dhe këtë stil “mafioz”, të Naser Korçës.”Jemi ankuar disa herë edhe në komunë edhe tek Lutfi Haziri, por ai po vazhdon me avazin e vjetër. Nuk kemi rrugë tjetër pos ta padisim dhe të ngremë kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare” tha Zuka.

Zuka thotë se shërbimet publike janë shndërruar në një sektor privat ku fjala e Naser Korçës është zot, ndërsa po pësojnë qytetarët. Aq më keq që Naser Korça ka aktakuzë të ngritur dhe nuk është kredibile udhëheqja e tij”.

FITORJA

Edhe banorët tjerë Xhevat Isufi dhe Nehat Spahiu thanë se rrugët në “Zabel” janë në gjendje të mjerueshme.

Edhe banorët e Malishevës janë të zhgënjyer në Naser Korçën. Mejdi Selmani tha për rajonipress se ky fshat po anashkalohet nga Naser Korça.”Jemi përla publikisht dhe i kam dhënë vërejtje sepse jemi të zhgënjyer.Komuna asnjëherë me kohë nuk i ka llogaritur këto punë dhe për pasojë pastaj po kanë telashe edhe kompanitë kurse po vuajnë qytetarët” tha Selmani.

Në fotot që i kanë dërguar banorët shihet rruga e pastruar e Naser Korçës dhe rruga e pa pastruar e banorëve të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.