RCCOLA

Lagja Arbëria së shpejti bëhet me park gjelbërimi

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë rreth 157 mijë euro për të realizuar fazën e parë të projektit në lagjen Arbëria. Parku ka hapësirë për 8000 banorë të lagjes Arbëria dhe Zabelit tha Fadil Osmani.

Lagja Arbëria dhe një pjesë e Zabelit shumë shpejt mund të bëhen me një park modern gjelbërimi pasiqë punimet kanë filluar ,ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë rreth 157 mijë euro.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se projekti i rregullimit të parkut në lagjen Arbëria financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( programi Pune Publike Kosova 2012) e cila ka ndarë 157.130 euro për fazën e par të realizimit të projektit .

Osmani tha se punëkryes është kompania “Eng Grup” e cila ka për obligim që nga Qendra e Punësimit të marr në punë 36 punëtor fizik e të cilët duhet të punojnë katër muaj.

Osmani tha se ky projekt është meritë e zyrës së projekteve ,e cila nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( programi Pune Publike Kosova 2012) ka fituar dy projekte në Parkun në lagjen Arbëria .Ky projekt do ta zbukurojë ambientin ku jetojmë,pastaj është projekt që krijon hapësirë të mjaftueshme për 8.000 banor të lagjes Arbëria dhe Zabeli i Sahit Agës.

Fundamenti

Po ashtu parku do të shërbej si vend piknikë edhe për 4000 nxënës duke përfshirë shkollat në Abaz Ajeti, shkolla e Zabelit, shkolla e mesme Arbëria – shkolla bujqësore dhe shkolla e Velekinces nga se parku gjendet në mes të këtyre institucioneve shkollore duke e përfshire edhe xhaminë e lagjes.

Osmani tha se prioritet i Qemajl Mustafës që nga fillimi ka qenë zgjerimi i hapësirave gjelbëruese – hapësirave publike, pas parkut do të jetë edhe trotuari i cili do të vazhdojë deri te shkolla e Velekinces.

Edhe Elnaim Ymeri punëkryes nga kompania “Eng Grup” tha për rajonipress se projekti është shumë ambicioz dhe shkon në favor të hapësirave gjelbëruese. Sipas tij projekti parashihet të zgjas katër muaj dhe është i ndarë në dy faza. Faza e parë përfshinë 4000 metra gjelbërim,shesh,lodra për fëmijë dhe shumë zbukurime tjera.

Ymeri tha se deri tani i është përmbajtur të gjitha kushteve dhe kritereve që ka paraparë projekti./rajonipress/