Ky lëng me 4 përbërës ul shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është problem e të cilin ballafaqohen shumë njerëz. Studimet kanë dëshmuar se boronicat mund të janë ndihma e nevojshme në uljen e shtypjes së gjakut.
Në revistën “Academy of Nutrition and Dietetics” janë publikuar rezultatet e studimit se si femrave që kanë kaluar menopauzën në vetëm 8 javë konsumim pluhur të boronicave, shtypja e gjakut ju kishte rënë për 5 për qind.
LËNG BORONICE DHE BANANE
Përpos me antioksidues, ky lëng është përplot me kalium, probiotikë dhe nitrate dietale të merituar për uljen e shtypjes së gjakut. Përbërësit e nevojshëm për dy shërbime: 1 gotë boronica të ngrira 1 banane e copëtuar 1 gotë jogurt pa yndyrë 1 gotë spinaq të ri Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni derisa të shndërrohet në pije homogjene.
(Kosova Sot)