Fundamenti

Ky është vrasësi ‘BATMAN’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Personi që qëlloi sot në një kinema në Denver, SHBA, është një student i vetmuar, që kishte pak kohë që kishte hequr dorë nga doktoratura në neuroshkencë.

James Holmes, 24 vjeç, po studionte në Universitetin e Kolorados për mjekësi deri në qershor të këtij viti.

Ai qëlloi në kinema ndërkohë që po shfaqej filmi më i ri i Batman, duke lënë 12 të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjeç.

Fqinjët e tij në universitet thanë se ai ishte një person i vetmuar. Një student tha se askush nuk e njihte.

Nëna e tij e shokuar konfirmoi se ai është personi që ka kryer masakrën.

Holmes hodhi një granatë tymuese përpara se të hapte zjarr, duke lënë të paktën 12 të vdekur e dhjetëra të plagosur. Mendohet se një e plagosur është vetëm tre muajsh. Autori mbante veshur jelek antiplumb.

Eco Higjiena

Holmes u arrestua në parkingun e kinemasë, pa bërë rezistencë.

Disa dëshmitarë thonë se ai nisi të qëllonte kur edhe në film nisën krismat.

Pyetja që lind është nëse vrasësi është frymëzuar nga seritë e heroit Batman? Mendohet se në një nga edicionet e Batman, një vrasës shfaqet në kinema, duke hapur zjarr mbi të pranishmit.

Përpara se të kryente vrasjen, ai kishte dëgjuar të njëjtën këngë vazhdimisht, madje e kishte lënë të luhej edhe në makinë.

Pikëpyetje kanë lindur se përse në orët e vona në kinema kishte fëmijë dhe bebe.

Në apartamentin e tij janë gjetur materiale shpërthyese. Ai po merret në pyetje. Dëshmitarët thonë se gjatë masakrës ai ishte shumë i qetë. /tema/