Fundamenti

“Ky është një rast unik”, ndizet alarmi për 6 tetorin

/ 3 minuta lexim

Kjo është formula e sigurt e parandalimit të politikës për abuzim me listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit…

Analisti politik Hysni Aliu, i alarmuar nga lajmi për listën e fryrë të qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë për zgjedhjet e 6 tetorit, që tejkalon madje edhe numrin e banorëve sipas regjistrimit të fundit, thotë se vetëm një përkujdesje dhe monitorim i sforcuar me vëzhguesit ndërkombëtar, do të mundë të pengojë dhe pamundësojë abuzimin me këtë listë, ngase linja e dorës së lirë politikës së inkriminuar mundë ta devalvon tërësisht legalitetin dhe legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

Sipas Aliut, ambasadorët e vendeve të Quintit në prononcimin e tyre të fundit, ndër të tjerat potencuan si primare zgjedhjet e ndershme dhe demokratike në gjithë Kosovën, e jo si më parë duke manipuluar me listat e votuesve, por edhe me vetë votuesit.

“Pra Kosova ka një problem të madh, që zgjedhjet në Kosovë jo domosdoshmërish do të thonë zgjedhje, por një garë në mes të atyre që udhëheqin me paranë se kush po blen më shumë njerëz dhe kush po mundet të manipuloj me listat zgjedhore duke i mbush kutitë me emra të njerëzve që fare s’ kanë votuar apo duke organizuar votime familjare. Ne shpesh e akuzojmë popullin që nuk po e jep votën aty ku duhet por realiteti është që vota e tyre në mënyrë të caktuar devijohet ose bëhet e pa vlere sepse shumica e votës është e manipuluar ose e blerë. Si rrjedhojë nuk fitojnë njerëzit që duhet të fitojnë”, tha doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sido që të jetë, edhe falë mbikëqyrjes së sforcuar ndërkombëtare, Aliu thotë se është në dobi të demokracisë së re kosovare, të imazhit të shtetit të ri dhe të të gjitha partive politike që këto zgjedhje të jenë të pastra dhe demokratike.

Mobi Casa

Aliu po ashtu thotë se sidomos partitë opozitare, përpos përkujdesjes ndaj elektoratit, duhet të punojnë me seriozisht edhe në pastrimin e listave, dhe në mbikëqyrjen në mënyrë strikte dhe perfekt të tërë procesit zgjedhor.

“Unë besoj sërish që pa rolin e miqve perëndimor, mundësia e kontrollimit të keqpërdorimit është e vogël për të mos thënë minimale, andaj duhet të kemi shumë vëzhgues ndërkombëtar dhe nga vendet e “Quintit”. Ata duhet të ju bëjnë me dije të gjitha partive që zgjedhjet me shkelje dhe keqpërdorim të vullnetit të shprehur të votuesit nuk do të pranohen”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

 

Pra, sipas Hysni Aliut, për të pamundësuar abuzimin me votën e lirë qytetare nevojitet organizim më tepër se 100 për qind dhe presion me “kufi të hekurt” nga shtetet mike në këtë drejtim.

“Gjithsesi shpresa ime përveç tjerash është te miqtë tanë, që kanë vendosur ta përkrahin ndryshimin dhe do ta bëjnë ketë. Evropa dhe SHBA-të kanë demokratizuar shtete më të mëdha se ne, andaj edhe ne do të demokratizohemi me ndihmën e tyre. Ky është një rast unik”, përfundoi Hysni Aliu, sipas të cilit edhe diaspora kësaj here duhet të bëjë më shumë rreth këtij procesi