Eko Higjiena

Kuvendit i ka dalë punë me “DEVOLLIN”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas PTK’së, Kuvendit të Kosovës do t’i dalë punë ta trajtoj është një proces tjetër të privatizimit në Kosovë.

Në seancën e parë të sesionit pranveror deputetët e kuvendit do të kanë para vetes një dosje të tërë që duhet trajtuar lidhur me Fabrikën e Amortizatorëve të privatizuar në vitin 2010 nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Kuvendit të Kosovës i ka dalë përballë kompania “Devolli”, shkruan Tribuna.

UBT

Në këtë pozitë e ka vënë sindikata e punëtorëve të fabrikës së Amortizatorëve për shkak të pretendimeve se fabrikae tyre është privatizuar në mënyrë të paligjshme.

Fabrika është privatizuar nga “Devolli Group” i cili thotë se është i gatshëm për çdo hetim, ndërsa AKP thotë e bindur se nuk ka bërë asnjë lloj shkelje dhe se fabrika është privatizuar në mënyrë të rregullt. Sidoqoftë, fjalën e fundit do ta jap Kuvendi i Kosovës. Aty gjendet dosja qindra faqoshe për këtë privatizim.