Fundamenti

Kuvendit i duhet edhe Komisioni për Shkurorëzime, dhe ai i Gjuetisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ardian Azemi – Nuk mbajë mend që Kuvendi i Republikës ka mbajt një seancë të rregullt, e që është marrë ndonjë vendim që është në përputhje me përgjegjësinë që ka kuvendi (përjashto votimin për Ushtrinë).

Inatet politike, jo rrallë herë individuale, kanë bërë që Kuvendi ta humbë autoritetin që ka në shtet, dhe të shndërrohet në arenë lufte përmes të cilit mendohet të përfitohet në votë. Sikur kanë harrua se Kuvendi është për muhabete e punë tjera, jo vendi ku bëhet fushatë elektorale.

Uji Dea

Sa herë mbahen seanca, marrë në përqindje, është e gërditshme sa seanca e jashtëzakonshme është thirr dhe vazhdojnë të thirren. Shitet mend në këto seanca dhe nuk punohet gjë.

Për çdo çështje, formohen Komisione Parlamentare, marrin mëditje të majme, dhe në fund nuk nxjerrin asgjë në dritë. Asnjë gjë nuk bëhet as e rastësishme e as për të mirën e vendit dhe popullit. Kryekeputë për inate dhe për xhepin e tyre. Kanë mbet të formohen edhe Komisioni për Shkurorëzime, Komisioni i Gjuetisë, dhe Komisioni për Komisionet Parlamentare. Nëse vazhdon kështu, besojë se brenda pak vitesh Kosovës nuk do ti duhen as gjykatat, e as seancat normale në Kuvend. Andaj, le të quhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.