ARKATANA

Kuvendi, teatër për fushatë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës është shndërruar në teatër antik të tragjikomedive, ku politikanët aktrojnë drejtpërdrejt para ekraneve televizive dhe në të njëjtën kohë bëjnë edhe fushatë elektorale.

Kjo u dëshmua vetëm brenda një jave në rastin e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili dështoi dy herë radhazi në përpjekjet e tij për të raportuar para Kuvendit rreth dialogut që po e zhvillon në Bruksel me homologun serb, Ivica Daçiq.

Uji Dea

Se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të ngjarjeve interesante që lidhen sidomos me përmbushjen e një obligimi që e kërkon Rezoluta e Kuvendit për dialogun me Serbinë nga ana e kryeministrit Thaçi, këtë e pranojnë edhe vetë kuvendarët. Grupet parlamentare opozitare nuk e vlerësojnë raportimin e Hashim Thaçit para dhe pas çdo takimi në Bruksel, duke thënë se kryeministri është një formalist, dhe si i tillë po raporton, shkruan gazeta Zëri.

Në partinë e kryeministrit Thaçi, ndërkaq thonë se skenat e fundit të opozitës janë fushatë elektorale që do t’u kthehet bumerang. Praktikat e tilla kanë filluar “të mbillen” sidomos pas takimit të pestë në Bruksel, kur kryeministri Thaçi erdhi në Kuvend për të raportuar. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.