RCCOLA

Kuvendi sot përcaktohet kundër ndryshimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet një rezolutë përmes së cilës legjislativi i vendit përcaktohet kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deputetë nga subjektet opozitare janë shprehur optimistë se sot do të miratohet rezoluta, e cila do t’ia ndalonte presidentit të Kosovës Hashim Thaçit që të dialogojë me homologun serb Aleksandar Vuçiq për “korrigjim të kufijve” në kuadër të dialogut të Brukselit.

Mobi Casa

Pro kësaj rezolute tashmë janë deklaruar deputetët e të tria partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Socialdemokrate, si dhe ata të dy partive në pushtet, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën, shkruan më tutje “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, deputetët opozitarë dhe analistët politikë thonë se presidenti Thaçi ka gjasa që të mos e respektojë as këtë rezolutë, ashtu siç ka vepruar në disa raste tjera kur nuk ka respektuar rezolutat e Kuvendit.