Mobi Casa

Kuvendi shndërrohet në cirk, bëhen horë këshilltarët tek flasin për interesa personale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në seancën e së premtes ku është folur për emërtimet dhe riemërimet e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike këshilltarët komunal tërë kohën kanë folur në stilin: ”Edhe ty tu ka krye një punë, edhe t`i ke fut njerëzit e tu“ e kështu me radhë. PDK-ja e ka kundërshtuar pikën rreth emërtimeve dhe vendosjen e përmendoreve me arsyetimin këto dy pika janë shumë të ndejshme dhe nuk mund të votohen pa koncenzus. Opozita e ka braktisur seancën kurse Valentina Bunjkau Rexhepi tha se opozita po bënë marketing për fushatë.

Seancat e Kuvendit Komunal në Gjilan janë shumë monotone sepse duhet të dëgjosh këshilltar tek flet pa ndonjë njohuri profesionale për çështjet e ndjeshme e që janë kruciale për një qytet.

Në seancën e së premtes tërë kohën ka dominuar stili: ”Hej edhe ty tu ka krye një punë, edhe ti ke futur njerëz të familjes tënde..” e kështu me radhë.

Pikat e ndjeshme siç janë : Propozim Vendimi për emërtimet dhe riemërtimet e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e Komunës së Gjilanit dhe ndarja e lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, brenda territorit të Komunës së Gjilani (Raporti i Komisionit të DUMM), ka ngjallur polemika të ashpra në raportin pozitë – opozitë.

FIDANISHTJA

Sahit Abazi tha se PDK-ja përkundër insistimit tonë që pikat e ndjeshme të hiqen nuk e gjetëm konsensusin tek partitë në pozitë. “Këto dy vendime PDK-ja nuk do ti njohë, është mirë të reflektoni sepse këto dy çështje janë tepër të ndjeshme dhe tepër delikate.
PDK ka propozuara që së paku edhe për dy javë të shtyhet ky vendim sepse ky Kuvend po shndërrohet në cirk” tha Abazi.

Edhe, Fehmi Sylejmani nga VV tha se në shenjë pakënaqësie e revolte do të braktiset seanca.

Selami Xhemajli tha është mirë të respektohen vendimet e këshillave të fshatrave.

Por opozita në shenjë revolte e braktisi seancën kurse Valentina Bunjaku Rexhepi tha se opozita me këtë gjest po bënë marketing politik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.