UBT

Kuvendi shkarkon kryesuesin e deritashëm Zharko Dejanoviq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kllokot – Zharko Dejanoviq, kryesues i deritashëm i Kuvendit të komunës së Kllokotit i cili në këtë post vije nga radhët e SLS, nuk ka mundur të qëndroj më shumë se rreth tre muaj në këtë post.

Në seancën e tretë të rregullt të KK të Kllokotit të mbajtur të martën ai me shumicë votash është shkarkuar në këtë post edhe përkundër faktit se për këtë veprim kanë reaguar këshilltarët e SLS dhe dy këshilltarë shqiptarë të cilët deri tani ishin në PDK e të cilët kanë lëshuar këtë parti dhe tani janë si këshilltarë të pavarur të Kuvendit.

Por, megjithe reagimin e tyre shkarkimi i kryesuesit të deritashëm është bërë ngase propozimi i ardhur nga këshilltarët e Iniciativës qytetare GIS kanë arrit që në këtë seancë të jenë shumicë në marrjen e këtij vendimi.

UBT

Para se të shkarkohej, Zharko Dejanovic dhe 6 këshilltarë të cilët e mbështesnin atë kanë lëshuar seancën, por meqë seanca kishte kuorum për punë ajo ka vazhduar punën dhe me vota të fshehta kryesues i ri i Kuvendit është zgjedhur Millorad Mirkoviq i cili vije nga iniciativa qytetare GIS .

Kështu, pas disa muajsh të thuash paralizimi të punës së kuvendit është arritur që tani kuvendi të punoj dhe funksionoj si duhet dhe të merr vendime në të mirë të qytetarëve dhe në bazë të Ligjit mbi qeverisjen lokale të Kosovës, është shprehur pas përfundimit të seancës Nesha Vesiq, këshilltarë i kryetarit të komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq.

Po në këtë seancë Kuvendi ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me rëndësi dhe në interes për qytetarët e kësaj komune njofton për rajonipress zëdhënësi i komunës së Kllokotit, Aziz Zuka./rajonipress/