Uji Dea

Kuvendi pa opozitë i ngjan sistemit totalitar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Strategjia e re e partive opozitare në Kosovë për braktisjen e seancave të Kuvendit të Kosovës e shpie vendin në pozicionin që funksionimi i Kuvendit t’i ngjajë një sistemi totalitar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ata theksojnë se një situatë e tillë ia humb kuptimin demokracisë.

Kjo formë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, i përbërë vetëm nga partitë politike në pushtet, e shndërron atë në një institucion që nuk përfaqëson të gjitha grupet e ndryshme të shoqërisë dhe pikëpamjet e ndryshme politike, të cilat do të duhej t’i kishte një Kuvend.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës Albert Krasniqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kuvendi pa opozitë do ta humbiste kuptimin e tij në aspektin politik.

“Do të krijohet një Kuvend, i cili do të kontrollohet tërësisht nga partitë në pushtet dhe nuk do të kishim fare opozitë në Kuvendin e Kosovës, çka na ngjan pastaj në një sistem totalitar; efekti do të ishte shumë më i madh dhe i ndryshëm nga bojkotimi i Kuvendit, ku ato ulëse do të mbeteshin të zbrazëta dhe nuk do të zëvendësoheshin me deputetë tjerë”, shton ai.

Megjithatë, sipas Krasniqit, në aspektin procedural, një Kuvend vetëm me deputetët e partive në pushtet, nuk do të kishte pengesa të funksionojë, pasi që ata mbulojnë dy të tretat e vendeve. Me këtë numër të deputetëve, siç thotë ai, Kuvendi mund të bëjë edhe ndryshime kushtetuese.

Në anën tjetër, analisti politik Imer Mushkolaj idenë e braktisjes së Kuvendit nga partitë opozitare nuk e sheh si një ide të mençur.

Hidromorava

“Ndërrimin e strategjisë që nënkupton braktisjen e Kuvendit, nuk e shoh pozitive, duke pasur parasysh se kjo do të lë një zbrazëtirë shumë të madhe në atë që ata e quajnë shfrytëzim të jetës parlamentare. Vendi i opozitës është në Kuvend dhe ata duhet të shfrytëzojnë Kuvendin si institucionin përfaqësues për të provuar që t’i arrijnë qëllimet e veta”, shton Mushkolaj.

Opozita, shton Mushkolaj, duhet të shqyrtojë kundërshtimin e qeverisë duke ofruar alternativë konkrete qeverisëse.

Ndërkohë, mundësinë e heqjes dorë nga praktikat e hedhjes së gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, të cilën tashmë e ka paralajmëruar njëra prej subjekteve opozitare, analisti i Institut Demokratik të Kosovës Albert Krasniqi e vlerëson si një gjë të mirë për faktin se, sipas tij, po synohen rrugë institucionale të kundërshtimit politik.

“Besoj që efekti i tyre do të jetë më i madh pasi që gazi lotsjellës nuk është mirëpritur nga qytetarët, por edhe nga faktori ndërkombëtar në Kosovë, dhe nuk është se efektet kanë qenë të dëshiruara që opozita i ka pasur si qëllim përfundimtar, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme dhe rrëzimin e Qeverisë”, thekson Krasniqi.

Ndryshe përfaqësuesit e dy partive opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në prononcimet që i kanë dhënë për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, kanë deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga veprimet e deritanishme, përfshirë këtu edhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.