Eko Higjiena

Kuvendi nuk shpërndahet këtë javë

/ 1 minutë lexim

Nuk pritet që këtë javë të krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryesia do të mblidhet të hënën për të caktuar rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Kuvendit. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që ajo t’i procedojë për votim ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet të të cilave themelohet FAK-u. Por në këtë rrugë ai e sheh pengesë LDK-në – shkruan Koha Ditore.

Para shpërndarjes, Qeveria tenton t’i kalojë edhe ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Hidromorava

Kryeministri, Hashim Thaçi, ka theksuar të mërkurën se minoritarët tashmë nuk janë pengesë për të kaluar amendamentin që ka të bëjë me këto forca, dhe i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese.

/Koha Ditore/