Kuvendi, nën ethet e inaugurimit

Vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pritet të përshkohet me tensione të mëdha ndërmjet dy taborëve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut politik: LDK, AAK, Nisma bashkë me “Vetëvendosjen” në anën tjetër.
Megjithatë, as kjo seancë konstituive nuk pritet të ofrojë zgjidhje drejt konstituimit të organit ligjbërës që të marrë rrjedhë pozitive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve.
Ajo që dihet është se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partia e Hashim Thaçit do të propozojë kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, që tashmë ka nominuar nënkryetarin e saj, Arsim Bajramin, derisa edhe Blloku VLAN këmbëngul se ka shumicën parlamentare dhe i takon e drejta për ta hedhur në votim kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar Kuvendi./zeri/