Kuvendi në Viti shqyrton dhe vendos për disa vendime të rëndësishme
Viti – Pjesa e parë e seancës është karakterizuar me debat, kryesisht me pyetje dhe përgjigjeje, ku pos drejtorëve të drejtorive përkatëse është përgjigjur edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të kësaj mbledhje fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti për mësimdhënësen Arjeta Maliqi e cila ndërroj jetë gjatë procesit mësimor në Goshicë të Vitisë.
Më pas kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë për dokumentet e fundit të nxjerrë nga ky kuvend.
Ai gjithashtu bëri me dije se për nderë të 28 Nëntorit do të mbahet nesër me edhe një seancë solemne nga ky Kuvend, duke ju uruar të gjithëve festat e nëntorit.
Pjesa e parë e seancës është karakterizuar me debat, kryesisht me pyetje dhe përgjigjeje, ku pos drejtorëve të drejtorive përkatëse është përgjigjur edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit më shumicë votash u votua për propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2024.
Kurse më pas u dhanë edhe dy informata një nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit rreth procesit të legalizimit në komunën e Vitisë si dhe një informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për planin operativ për mbjelljet vjeshtore për vitin 2023-2024.
Ndërkaq jashtë rendit të ditës, por me përkrahjen e shumicës së këshilltarëve komunal u shqyrtua dhe votua edhe propozim vendimi për rritjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2023./rajonipress/