Uji Dea

Kuvendi miraton Rezolutën për rastin Haradinaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rezoluta e propozuar nga grupi i AAK-së dhe i harmonizuar mes përfaqësuesve të grupeve të tjera parlamentare për rastin e arrestimit në Slloveni të Ramush Haradinajt, mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve pas përsëritjes së votimit.

Ndërsa në rastin e parë Projektrezoluta nuk mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve, pas insistimeve që .procesi i votimit të përsëritet, për të votuan 65 nga 73 deputetët e pranishëm. Tetë prej tyre abstenuan, përcjell Koha.net.

ARKATANA

Në tekstin e Rezolutës thuhet se Qeveria dhe presidentja të kërkojnë nga Qeveria sllovene që pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthejë pasaportën diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë ish-kryeministrit, liderit të AAK-së, deputetit Ramush Haradinaj, që Qeveria e Kosovës të kërkojë nga Brukseli pastrimin e listave të Interpolit dhe që t’i drejtohet notë proteste shtetit slloven nga Republika e Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=62564