Mobi Casa

Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësishëm ndaj bashkëkombësve tanë

/ 2 minuta lexim
HW

Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo rezolutë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin institucional ndaj shqiptarëve në Lugina e Preshevës, duke synuar mbështetjen e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre në përputhje me standardet evropiane, shkruan IndeksOnline.

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane. Ky vendim është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu.

United Hospital

Haxhiu ka theksuar se përmes këtij vendimi synohet forcimi i bashkëpunimit dhe avancimi i zhvillimit, barazisë dhe integrimit shoqëror të këtij komuniteti.

“Përmes këtij angazhimi, synojmë të qëndrojmë pranë tyre, të mbështesim të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të thellojmë bashkëpunimin që kontribuon në zhvillim, barazi dhe integrim të plotë shoqëror. Kjo rezolutë është një mesazh i qartë i solidaritetit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.