Fundamenti

Kuvendi kritikon AKP-në

/ 2 minuta lexim

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës pas deklarimeve të jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ka vazhduar punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve dhe miratimin e disa raporteve.

Por çështja që ka zgjuar më shumë debat, ka qenë Raporti vjetor për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2011.
Fillimisht deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo çështje të hiqet prej rendit të ditës, pasi që nuk ishte edhe raporti i auditimit të kësaj agjencie, por me shumicë votash kjo ka mbetur në rend të ditës.

Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, deputetët e opozitës kanë kritikuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për mënyrën se si ka punuar deri më tash. Nuk kanë lënë pa përmendur edhe emrat që kanë udhëhequr këtë agjenci dhe që udhëheqin edhe tash, si rasti i Ahmet Shalës dhe Dino Asanajt, që është në krye të këtij institucioni.

UBT

Ndërsa është miratuar edhe propozim-vendimi i Komisionit për përzgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Raporti vjetor i Komisionit të Ndihmës Juridike, për vitin 2011.

Ndërkohë është hequr nga rendi i ditës Projektligji për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër. /Telegrafi/