Uji Dea

Kuvendi Komunal mbanë mbledhjen solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen solemne për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.


Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte shumë më shumë se thjeshtë një akt politik, dhe se ajo dëshmoi se identiteti kombëtar e kulturor është jetik për popujt, e për shqiptarët është më e shenjtë se vetë jeta, prandaj edhe rezistuan, u sakfrifikuan, por kurrë nuk u dorëzuan.

“Kosova e pavarur, mbi të gjitha ishte fitore e demokracisë, e cila parimin e vetëvendosjes së popujve e konsideron elementar për funksionimin e mirëfilltë të shoqërisë moderne. Padyshim se për të kuptuar më mirë të tashmen, duhet të kthejmë kokën nga e kaluara. Andaj, në këtë ditë të madhe i kujtojmë të gjithë ata që i dhanë kuptim kësaj date”, ka thënë Rahimaj.

ARKATANA

I pari i komunës ka thënë se me përulësi e me krenarinë më të madhe, kujtojmë të gjithë atdhetarët, prej Lëvizjes Kaçake, e tek Adem Demaçi, prej protestave studentore e rezistencës paqësore tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Kujtojmë te gjithë luftëtarët dhe martirët e lirisë, heronjët të cilët me sakrificën e tyre hodhën themelin e Republikës së Kosovës, duke ia dëshmuar botës perëndimore se ndaj Kosovës po bëhej një padrejtësi e madhe, dhe se okupimi i Kosovës ishte një padrejtësi historike. Sot, më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë me njëri-tjetrin e për njëri-tjetrin. Sfidat që po na prekin ne, qofshin ato kombëtare, ekonomike apo sociale, duhet të jenë shtysë për bashkim e jo për përçarje, sepse përçarja e shqiptarëve kur është në pyetje interesi kombëtar, mund t’i konvenojë vetë atyre që nuk na duan të mirën”, ka theksuar Rahimaj.

Pas përfundimit të mbledhjes solemne, Rahimaj së bashku me nënkryetarin Jakupi, kryesuesin e Kuvendit Kastrati, drejtorët e drejtorive dhe të tjerë, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.