United Hospital

Kuvendi Komunal i Vitisë miraton vendime të rëndësishme për pronat, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe projektet lokale

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, ku u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash me rëndësi për zhvillimin lokal dhe funksionimin institucional.

Një nga çështjet kryesore në rend dite ishte miratimi i listës së veçantë të pronave të paluajtshme komunale, të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Në këtë kuadër, u formua edhe komisioni për shqyrtimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave.

Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u shqyrtua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Saint Julien en Genevois nga Franca, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave.

Uji Dea

Një tjetër pikë me interes ishte propozim-vendimi për ndryshimin e destinimit të një parcele në pronësi juridike të shkollës në fshatin Sllatinë, me qëllim ndërtimin e një çerdheje të re. Ky projekt u vlerësua si i rëndësishëm për komunitetin lokal, duke synuar përmirësimin e kushteve për kujdesin ndaj fëmijëve.

Po ashtu, kuvendarët shqyrtuan edhe një deklaratë mbështetëse për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike, duke reflektuar angazhimin institucional për barazi dhe përfshirje.

Mbledhja u përmbyll me pikën e zakonshme të pyetjeve dhe përgjigjeve, ku këshilltarët adresuan çështje të ndryshme në interes të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.