Kuvendi Komunal i Vitisë mbanë mbledhjen e fundit me këtë përbërje

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tetë, mbledhje kjo që mund të jetë edhe e fundit për këtë legjislaturë për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ka fundi i muajit të ardhshëm.

Megjithatë gjatë kësaj seance janë aprovuar të gjitha pikat e parapara ndër to edhe Buxheti Komunal 2018-2020. Në fillim të seancës, kryesuesi i Kuvendit Komunal , Naim Pira dhe zv.

Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu kanë falënderuar këshilltarët e Kuvendit Komunal por edhe anëtarët e trupave të ndryshme të Kuvendit për punën e përbashkët që e kanë bërë gjatë kësaj legjislature.

Përndryshe gjatë kësaj seance me shumicë votash është aprovuar buxheti komunal 2018-2020, propozim vendimit për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelës Kadastrale me nr. 1330-2 në zonën kadastrale në Gjylekar, propozim vendimi për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurta të pronës Komunale, propozim vendimit për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal si dhe propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, për vitin 2018.

Kurse gjatë kësaj seance nga drejtoria komunale e Arsimit është dhënë edhe një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).