FIDANISHTJA

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e rregullt, diskutohet për të hyrat vetanake

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, ku mes tjerash është diskutuar edhe për propozim vendimin për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.

Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar në fillim këshilltarët për ligjshmërinë e vendimeve që janë marrë në seancën e kaluar, ndërkohë zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka informuar kuvendarët me punimet e projektit të shkollës fillore në Pozheran dhe bisedimet e delegacionit të përbërë nga Institucionet komunale, si dhe arritjen e një shkrese nga Ministria e Arsimit, që më shumë është një përshkrim i gjendjes aktuale dhe se lënda është në OSHP.

Ai tha se janë në pritje të një takimi edhe me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveqla lidhur me këtë, në mënyrë që të zhbllokohet puna dhe të nisin punimet. Kryetari i komunës Sokol Haliti, e quajti absurd gjithë këtë vonës dhe tha se është absurde që na jepet e njëjta përgjigje se lënda është në OSHP.

Pikat për seancën e sotme ishin: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023.

Bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023, sipas Drejtorisë së Financave, janë bilancet e pa shpenzuara të të hyrave vetanake në vlerë prej 39,481.10 të vitit 2021 e që do të barteshin në vitin 2023.

Pikë tjetër ishte Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.

Uji Dea

Sipas drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Besnik Imeri, kjo shumë e mjeteve është 312,040.38 euro.

Prej tyre, mallra e shërbime në shumë prej 108,132.01 euro, subvencione e transfere: 121,077.73 euro dhe Investime kapitale: 82,830.64 euro.

Ndërkohë që propozimi vendim për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023, u tha se është kërkesë edhe e Ministrisë së Financave, e që kjo shumë është në vlerë prej 195.500.14 euro.

Në këtë seancë u diskutua dhe u miratuan edhe Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit të lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në fshatin Binçë me Nr.01-110/05-278 i datës 30.03.2023.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr. 01-101/05-164 i datës 01.03.2023 dhe vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030 me Nr. 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022. Si pikë e fundit e rendit të ditës, në mënyrë të drejtpërdrejt pa kaluar në KPF, është diskutuar edhe për raportin vjetor të punës për vitin 2022 nga Njësia për auditim të brendshëm në komunën e Vitisë.

Gjithashtu në këtë seancë, u prezantua raporti rreth Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2023”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.