Fundamenti

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt, debatohet për pasqyrat financiare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Pasqyrat financiare i prezantoj, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti e cila i njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %.

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur sot, ku në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi, i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë për aktet të cilat janë nxjerrë më parë nga ky Kuvend.

Më pas janë parashtruar pyetje dhe çështje të ndryshme nga anëtarët e këtij Kuvendi për të cilën janë përgjigjur zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal. Me qenë se në këtë mbledhje janë shqyrtuar pikat e shumta të rëndit të ditës diskutimi më i theksuar është bërë për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023.

Pasqyrat financiare i prezantoj, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti e cila i njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %.

Mobi Casa

Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro.
Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Ajeti.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe këto pika të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët komunal.

  • Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës.
  • Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.
    Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria”, Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2026.

Gjithashtu u dha edhe një Informate për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit të dytë nga drejtoresha për arsim dhe shkencë, Arta Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.