Uji Dea

Kuvendi komunal i Vitisë ka aprovuar disa propozime të rëndësishme në seancën e fundit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, e pesta me radhë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës e të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët, në përjashtim të njërës pikë.

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi paraprakisht ka njoftuar rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, dokumente këto që kryesisht kalojnë përmes kuvendit.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.
Propozim vendimi për formimin e komisionit dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme komunale tek Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti në shfrytëzim afatshkurtër prej 13 vitesh.

Gjithashtu u aprovua edhe propozim vendimi për shfuqizimin e vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së Interesit në fshatin Budrikë të komunës së Vitisë, për vendosje te bizneseve ne Parkun Industrial ne Budrikë me numër protokolli 01-110/05-306 te datës 29.03.2024.

Eco Higjiena

Njëkohësisht, në rend dite ka hyrë edhe një propozim vendim, ai për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit në fshatin Budrikë të komunës së Vitisë për vendosje të bizneseve në Parkun Industrial.

Këshilltarët kanë debatuar rreth propozimit për shfuqizimin e vendimit për Financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil si dhe stafin teknik dhe mbështetës te komunës së Vitisë janar-dhjetor 2024, vendimi me numër protokolli 01-110/05-308 të datës 29.03.2024. ky propozim vendim nuk u aprovua pasi nuk morri shumicën e votave.

Në këtë seancë u dhanë edhe dy informata si: Informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024” dhe Informatë nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural për mbjelljet pranverore 2024./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.