Hidromorava

Kuvendi Komunal i Vitisë diskutoi pasqyrat financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2024 dhe raportin e kryetarit të Komunës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e tij të dytë për këtë vit, në të cilën u diskutuan disa çështje me rëndësi për zhvillimin e komunës. Pika kryesore e diskutimit ishte raporti njëvjeçar i Kryetarit të Komunës, si dhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2024.

Seanca u hap nga kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi, i cili nisi diskutimet rreth pyetjeve dhe shqetësimeve të këshilltarëve drejtuar ekzekutivit, duke pasuar me miratimin e rendit të ditës për këtë seancë.

Pika e parë që ngjalli më shumë diskutime ishte prezantimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës.

Ky raport u shoqërua me diskutime të detajuara lidhur me realizimin e aktiviteteve dhe projektet e vitit të kaluar, duke pasur parasysh përpjekjet për zhvillim dhe përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

Nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, prezantoi raportin njëvjeçar të punës së kryetarit Sokol Haliti për vitin 2024.

Ky raport përfshiu punën e realizuar nga ekzekutivi komunal, drejtoritë, zyrat dhe shërbimet tjera komunale gjatë vitit që lamë pas.

Gjatë paraqitjes së raportit, u theksuan investimet kapitale, përmirësimi i infrastrukturës publike, mbështetja për bujqësinë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Po ashtu, u raportua mbi efikasitetin e shërbimeve administrative, përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimin me qytetarët.

ARKATANA

U potencuan edhe sfidat e hasura dhe projektet që priten të realizohen në vitin e ardhshëm. Këshilltarët komunalë diskutuan mbi raportin, duke dhënë vlerësimet dhe kritikat e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike dhe menaxhimit komunal.

Po ashtu, u diskutua për pasqyrat financiare të buxhetit të Komunës për periudhën janar-dhjetor 2024.

Në mungesë të drejtoreshës së Financave dhe Zhvillimit Ekomonik, të dhënat e shpenzimeve dhe të hyrave komunale i prezantoi Berat Zuka, zyrtar për buxhet, i cili theksoi se gjatë vitit 2024, komunës iu inkasuan gjithsej 1.233.158,14€, me një shkallë inkasimi prej 119,78%, duke tejkaluar planifikimin vjetor.

Megjithatë, krahasuar me të hyrat e vitit 2023, ato ishin më të ulëta për 200.933,29€.

Në lidhje me shpenzimet buxhetore, ai sqaroi se Buxheti i Alokuar për vitin 2024 ishte 19.945.563,27€, ndërsa shpenzimet e realizuara arritën në 19.775.752,92€, duke shënuar një shkallë ekzekutimi prej 99,15%.

Zuka prezantoi gjithashtu tabelat e shpenzimeve të buxhetit, të cilat ishin të detajuara sipas burimeve të financimit dhe programeve ekonomike.

Në këtë seancë, ishte paraparë të diskutohet edhe propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, si dhe pika për formimin e një komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.

Por që të dyja këto pika u vendos të shtyhen për seancën e radhës së Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.