FIDANISHTJA

Kuvendi Komunal i Vitisë debaton dhe trajton tema të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast është bërë edhe betimi i tre anëtarëve të rijnë të këtij Kuvendit. Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, njoftoj se Zejnepe Osmani, Taibe Ibrahimi dhe Ramadan Deliu pas certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të jenë anëtarë të rijnë të këtij kuvendi.

Ndonëse mbledhja kishte filluar me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal, anëtarët e subjekteve politike Vetëvendosje dhe nga Partia Demokratike e Kosovës lëshuan mbledhjen pos një anëtari nga PDK-ja i cili vazhdoj të qëndroj në mbledhje.

Largimi nga salla u bë pasi që me shumicë votash u fut një pikë në rend të ditës që nuk ishte i paraparë. Megjithatë mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Vitisë, kishte vazhduar pasi që pati kuorum të mjaftueshëm.

Me shumicë votash pas diskutimit janë votuar këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt e KK-Vitisë.

FIDANISHTJA

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt e KK-Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi ishe Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01-410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë.

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019 për të cilën edhe u diskutua në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kurse jashtë rendit të ditës u votuan edhe nisma e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.