Uji Dea

Kuvendi Komunal i Kamenicës zgjedh kryesues Liridon Kastratin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje propozoi kandidatin Liridon Kastrati, ndërsa partitë e tjera nuk propozuan ndonjë kandidat. Pas procesit të votimit me 18 vota për, Liridon Kastrati, u zgjedh Kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës.

Kryesuesi Liridon Kastrati duke falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, si dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës, ka thënë se është mirënjohës që ia kanë besuar detyrën që të kryej funksionin e Kryesuesit të Kuvendit.

RCCOLA

“Zotohem se me përgjegjësi të plotë do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallime politike, me qëllim që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të gjejnë mbështetje të plotë nga ky Kuvend, dhe ne së bashku me Kryetarin z.Kadri Rahimaj do të angazhohemi që t’i shtyjmë përpara të gjitha proceset e nevojshme për Komunën tonë. Andaj përkushtimi im do të jetë maksimal për t’i shërbyer këtij Kuvendi dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai./rajonipress/