HW

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës në mbledhjen e shtatë

/ 3 minuta lexim
HW

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash një sërë vendimesh dhe raportesh me rëndësi për funksionimin e komunës dhe realizimin e projekteve zhvillimore.

Seanca u drejtua nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të tjerë.

Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i seancës së kaluar, ndërsa më pas u zhvillua sesioni i pyetjeve të legjislativit drejtuar ekzekutivit. Kuvendi shqyrtoi edhe Raportin e Punës së Kryetarit të Komunës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe Raportin Financiar Buxhetor për tremujorin e dytë të vitit.

Gjatë mbledhjes u miratuan edhe disa propozim-vendime me rëndësi për zhvillimin komunal, përfshirë buxhetimin e bashkëfinancimit dhe krijimin e kodit të ri për projektin e asfaltimit të rrugës “Shyt Vaku”, përcaktimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Higjena” dhe NPL “Dardana” Sh.A., si dhe vendimet që lidhen me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale dhe formimin e komisioneve përkatëse për zbatimin e procedurave.

Mobi Casa

Po ashtu, Kuvendi miratoi ndarjen e mjeteve financiare për Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Kamenicë, emërimin e nënkryetarit të Komunës për Komunitete, ndryshimet në komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore, si dhe shfuqizimin e disa vendimeve të mëhershme.

Me propozim të kryesueses Arbnore Beqiraj-Fera, rendi i ditës u plotësua edhe me disa pika shtesë, ndër to propozim-vendimi për rialokime dhe transfere buxhetore, ndryshimin e destinimit të një parcele nga “zonë minerare” në “tokë industriale”, dhënien e pëlqimit paraprak për shfrytëzimin e pronave komunale në zonën e Qendrës Tregtare Zejtare, si dhe formimin e komisioneve për vlerësimin e shprehjeve të interesit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale.

Pas diskutimeve të zhvilluara nga asambleistët, të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe ato të shtuara gjatë seancës, u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash, duke i hapur rrugë zbatimit të vendimeve në funksion të zhvillimit të Komunës së Kamenicës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.