Fundamenti

Kuvendi inaugurues i Kllokotit mbahet më 24 dhjetor

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kllokot – Në komunën e Kllokotit është vendosur që seanca inauguruese e Kuvendit komunal në përbërje të re të mbahet të martën e ardhshme më 24 dhjetor me fillim në ora 10,00.

Zyra komunale për marrëdhënie me publikun e komunës së Kllokotit, ka njoftuar se seancën inauguruese në përbërje të re të Kuvendit komunal e ka caktuar kryetari i komunës Sreqko Spasiq, i cili vije nga Iniciativa qytetare serbe.

Uji Dea

Në këtë seancë, 15 anëtarët e rinj të asamblesë komunale të Kllokotit sa numëron Kuvendi komunal i kësaj komune do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës e betimin do të bëjë edhe kryetari i ri i komunës Sreqko Spasiq.

Ndërkaq asambleja komunale përbëhet nga 5 përfaqësues që vijnë nga SLS- ja 4 anëtarë nga Lista qytetare serbe, 2 anëtarë nga PDK-ja 1 nga radhët e LDK-së dhe 1 nga AAK-ja kurse 2 të tjerët janë këshilltarë i përkasin iniciativës qytetare nga pakica serbe ka njoftuar Zyrtari për informim i komunës së Kllokotit, Aziz Zuka./rajonipress/