UBT

Kuvendi i Vitisë votoi pro vendimit për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në shumë prej 50 euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për qytetarët e komunës së Vitisë”.

Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar rreth procedimit të kërkesës së iniciuar nga grupit i këshilltarëve të VV-së e të mbështetur edhe nga këshilltarë të subjekteve tjera që janë pjesë e Kuvendit, për çka kishin marrëveshje që seanca të mbahet sot.

Megjithatë, në fillim të mbledhjes u kërkua që seanca të shtyhet për në ora 15 me arsyetimin që shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit, të takohen edhe një herë për tu dakorduar rreth votimit.

RCCOLA

Mbledhja me shumicë votash u shty për pasdite dhe pas vazhdimit të saj, doli propozimi nga grupi i këshilltarëve të pozitës LDK dhe PDK që shuma e faljes të mos jetë deri në 100 euro por në 50.

Grupi i VV-së kundërshtoi këtë propozim duke kërkuar që të mbetet 70 euro shuma faljes. Kryesuesi i Kuvendit, hodhi në votim të dyja propozimet dhe me shumicë votash i vendos që të falet tatimi në pronë gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë që obligohen të paguajnë deri 50 euro.

Sipas ligjit në fuqi, qytetarët të cilët kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023, do të ju llogaritet si paradhënie për vitet e ardhshme./rajonipress/