UBT

Kuvendi i Vitisë vazhdoi punimet e seancës së ndërprerë, këshilltarët Samet Idrizi e Rasim Terziu deklarohen të pavarur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Ka vazhduar punimet sot Kuvendi Komunal i Vitisë, me pikat e parapara të rendit të ditës, e cila seancë ishte ndërprerë të enjten, pasi që opozita kishte braktisur mbledhjen. Ndonëse edhe këtë seancë, pjesa dërmuese e këshilltarëve të opozitës nuk morri pjesë, megjithatë Kuvendi kishte kuorumin e mjaftueshëm dhe procedoi me pikat e rendit të ditës. Fillimisht, këshilltari i Kuvendit Komunal që deri më tani ishte pjesë e grupit të këshilltarëve të PDK-së Samet Idrizi, u deklarua se më nuk do të jetë pjesë e këtij grupi dhe se do të vazhdoj përkushtimin e tij si këshilltar i pavarur. Të njëjtën gjë e bëri edhe Rasim Terziu, i cili ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, ndërkohë që nga sot do të jetë këshilltar i pavarur.

Propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2020-2021, e paraqiti drejtori për Financa dhe Zhvillim ekonomik Ibrahim Rama, i cili mes tjerash theksoi se ky projeksion i buxhetit për vitin 2020 është 12 mil. 305 mijë euro, apo 905 mijë euro më shumë. “Kjo kornizë është hap i parë i dinamikës në hartimin e draftit të buxhetit për vitin paraprak” tha drejtori Rama.

Uji Dea

Me votat e këshilltarëve të pranishëm, kjo kornizë u aprovua. Ndërkaq po ashtu u aprovuan edhe rregulloret mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve, si dhe propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë.

Gjithashtu u miratuan propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik propozim rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në Komunën e Vitisë dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.