Kuvendi i Vitisë ka shqyrtuar dhe votuar disa propozim rregullore e vendime të rëndësishme
Viti – Në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal, kryesuesi Naim Pira falënderoj këshilltaret për bashkëpunim e mirë.
Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt që është njëkohësisht edhe mbledhja e fundit për këtë vit i këtij organi. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar disa dhe votuar me shumicë votash disa propozim rregullore, propozim vendime si dhe plane të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në fillim të kësaj seanca pasi që i njoftoj këshilltarët mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë dhe të aktiviteteve të ndryshme që ka mbajtur ky kuvend shfrytëzoj rastin që t`i falënderoj të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal pa dallime për punën e bërë në organet e Kuvendit Komunal të Vitisë.
Gjatë këtij takimi pasi që janë prezantuar dhe shqyrtuar pikat e rendit të ditës me shumicë votash janë aprovuar të gjitha pikat e parapara me kusht që të përfshihen propozimet e dhëna nga këshilltarët e Kuvendit të cilat janë të bazuar në ligjet në fuqi.
Gjatë kësaj mbledhje me shumicë votash janë aprovuar; propozim ndryshimi i rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, propozim rregullore për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, propozim plani i mirëmbajtjes të Hapësirave të Hapura Publike në Komune e Vitisë 2017-2019 s, propozim Plani i investimeve në hapësirat e Hapura Publike, propozim vendim për caktimi e orarit të mbajtjes së takimeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, draft Plani i punës për vitin 2017 i KKSB-së si dhe propozim vendim për pezullimi e përkohshëm të nenit 21 dhe nenit 13 pika 13.6 të Rregullores Komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba./rajonipress/


