UBT

Kuvendi i Gjilanit miraton vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sipas këtij vendimi, 100 bursa, në lartësi prej 60 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë kësaj komune, ndërkaq 100 të tjerë, në lartësi prej 40 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda kësaj komune.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2019/2020, duke u bërë Komunë kampion në Kosovë sa i përket mbështetjes së studentëve.

Sipas këtij vendimi, 100 bursa, në lartësi prej 60 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë kësaj komune, ndërkaq 100 të tjerë, në lartësi prej 40 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda kësaj komune.

Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave do të bëhet nga Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës, në bazë të konkursit të shpallur nga Drejtoria për Arsim dhe kritereve për ndarjen e bursave, të miratuara nga komisioni përkatës.

Mjetet financiare për bursa ndahen nga Buxheti i Komunës së Gjilanit nga subvencionet e Drejtorisë për Arsim.

Fundamenti

Në të vërtetë komuna e Gjilanit ka siguruar mjete shtesë, me qëllim të rritjes së numrit të përfituesve.

Duke marrë parasysh numrin e madh të studentëve të cilët studiojnë në universitetet brenda dhe jashtë Komunës së Gjilanit, kërkesat e shumta për bursa si dhe duke marr parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë për Buxhet e Financa, ka siguruar mjete shtesë financiare për rritjen e numrit të përfituesve.

Për këtë arsye, Kuvendi bëri plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të datës 29.09.2020. Sipas vendimit paraprak ishte paraparë ndarja e 75 bursave.

Me gjithë vërejtjet e opozitës sa i përket procedurave të ndryshimit të vendimit paraprak, kritereve, lartësisë së bursës dhe të tjera, Kuvendi votoi në mënyrë unanime për ndarjen e 200 bursave për studentë.

Gjilani, siç u tha në debat, është Komuna e parë në Kosovë që ndanë numër kaq të madh të bursave për studentë, madje më shumë se edhe Prishtina, gjë që dëshmon përkushtimin e kryetarit Haziri dhe autoriteteve të këtushme arsimore për të investuar në shkollimin e brezit të ri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.