Fundamenti

Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim -buxhetin për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të mbledhjes së djeshme, ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa.

Opozita (LDK e PDK) e cila e ka shumicën në Kuvend, u deklarua kundër këtij propozim-buxheti, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i pa realizueshëm, ndërsa subjekti qeverisës (LVV) dhe partnerët e tij, vlerësuan se planifikimi është bërë mirë dhe kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet politike për miratimin e buxhetit.

Me 12 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi dështoi ta miratojë buxhetin për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme 2025-2026 dhe pas kësaj, Kuvendi u detyrua t`i ndërpres punimet e mëtejme për mungesë kuorumi, pasi që LVV dhe partnerët e saj qeverisës e braktisën seancën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur vërejtjeve, tha se mbi 50 projekte kapitale janë të planifikuara në vitin 2024 dhe një pjesë e tyre janë planifikim i hershëm për vitet 2025 dhe 2026, për të cilat nuk kërkohet planifikim i detajuar.

Sa i përket shpërndarjes së investimeve, kryetari Hyseni tha se vërejtjet nuk qëndrojnë, sepse projektet, të mëdha ose të vogla, janë të shpërndara gjithandej, ndërkohë që dha sqarime detaje për shumicën e projekteve.

FIDANISHTJA

Për më tepër,Hyseni tha se arsyet e opozitës për të mos e votuar propozim-buxhetin, janë të pa qëndrueshme.

‘Qasja për të përfaqësuar vetëm lokalitetin prej nga vjen një këshilltar, nuk është e mirë, sepse ne jemi këtu për më shumë se vetëm një fshat’, tha ai.

Përndryshe, buxheti i planifikuar për vitin 2024 është 34.221.119 euro. Nga grandet sigurohen 27.646.694 euro, kurse pjesa tjetër, 4.952.585 euro – nga të hyrat vetanake.

Nga ky buxhet, për paga dhe mëditje do të shfrytëzohen 15.980.563 euro, për mallra dhe shërbime – 6.721.932 euro, për shpenzime komunale – 680.081 euro, për subvencione – 1.757.592 euro dhe për shpenzime kapitale – 9.080.949 euro. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.