Hidromorava

Kuvendi e injoron votimin për platformën e dialogut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për votimin e platformës për dialogun aktualisht nuk ka as datë për seancë dhe as mbështetje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka caktuar seancë se kur ky dokument do të dalë për votim, në të cilën pritet që dy partitë opozitare, LDK-ja e LVV-ja, ta kundërshtojnë.

Analistët vlerësojnë se duhet konsensus i spektrit politik në çështjet nacionale siç është kjo e dialogut.

ARKATANA

Për platformën e dialogut me Serbinë ende nuk është caktuar seanca se kur ajo do të dalë për votim në Kuvendin e Kosovës. Por kjo platformë, e cila u përgatit nga ekipi negociator, pritet të mos ketë mbështetje nga dy partitë e mëdha opozitare, të cilat e patën kundërshtuar edhe Ligjin për Dialogun.

Për Lëvizjen Vetëvendosje platforma përmban shumë mangësi dhe si e tillë është e papranueshme, përderisa analistët politikë vlerësojnë se është shumë e rëndësishme që të ketë unitet të spektrit politik në procesin e dialogut dhe në përmbajtjen e kësaj platforme, shkruan Zeri.

Të martën në një konferencë për medie kryeministri i vendit ka theksuar rëndësinë e përfshirjes në procesin e dialogut të dy partive opozitare, LDK-së e LVV-së, me të cilat ai u shpreh se është munduar të konsultohet për këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.