Uji Dea

Kuvendi duhet të shpërndahet këtë javë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse dëshirojmë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në fund të majit ose fillim të qershorit, atëherë shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodhë këtë javë.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërbëhet këtë javë nëse ka disponim nga partitë politike që zgjedhjet të mbahen në fund të majit apo në fillim të qershorit – shkruan Epoka e re.

“Nëse nuk shpërndahet Kuvendi këtë javë, atëherë mund të ndodhë të shtyhen zgjedhjet deri kah fundi i qershorit”, ka thënë Maliqi, duke vlerësuar se do të ishte më mirë që deputetët e kësaj legjislature të vendosnin për themelimin e Gjykatës Speciale dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Uji Dea

Duke folur për shanset e partive politike për fitore në zgjedhjet parlamentare, Maliqi ka thënë se Hashim Thaçi e ka shansin më të madh për të triumfuar përballë kundërkandidatëve.

“Mendoj se Thaçi e ka shansin të fitojë edhe një mandat, sepse po duket më i gjindshmi dhe është duke punuar më së shumti”, ka thënë Maliqi.

/Epoka e re