GRANDEMALL

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.

Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.

ARKATANA

Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë.

Ndërkaq, opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për ti shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria ti subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.