ARKATANA

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me 33 vota për dhe asnjë kundër. Paraprakisht, shtyllat kryesore të buxhetit i ka prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2026 është afër 42 milionë euro (41.928.924).

Ndërkohë, gjatë debatit, buxhetit i kanë dhënë përkrahje paraprakisht Besnik Shala (VV), Nazim Gagica (AAK) e Naser Arifi (Guxo), me disa kërkesa specifike për investime komunitare, ndërkaq opozita Gentrit Murseli (LDK) dhe Riad Rashiti (PDK), kanë shfaqur kritikat e vërejtjet e tyre, ku votimin e buxhetit e kanë kushtëzuar me inkorporim të dhjetëra projekteve të ndryshme komunitare.

Pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se janë dakorduar që tetë nga 20 kërkesat e LDK-së të inkorporohen në buxhet në vlerë prej 764 mijë euro, së bashku edhe me kërkesën e partisë Guxo për rregullimin e parkut në Miresh, kurse për kërkesat e PDK-së, me theks të veçantë për varrezat e qytetit, theksoi se janë dakorduar që të inkorporohet në kuadër të bartjes së buxhetit në muajin shkurt, përkatësisht për rritjen e buxhetit për këtë projekt.

Mobi Casa

Në këtë seancë kanë kontribuar me kërkesa, kritika e rekomandime edhe asambleistët, Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Bujar Nevzati. Fitim Guda, Fatos Ramadani, Liresë Kosumi, Burhan Isufi, Gresa Avdiu e Bujar Nevzati.

Për më tepër, në seancën e sotme e ka dhënë betimin anëtari më i ri i Kuvendit, Renan Imam, ndërkaq Kuvendi ka zgjedhur edhe nënkryetarin për Komunitete, Kadir Hysein./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.