FITORJA

Kuvendarët e Gjilanit formojnë grupin konstultativ për modifikimin e draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, që është e gjashta e rregullt për këtë vit, ka formuar një grup konsultativ prej njëmbëdhjetë anëtarësh, për modifikimin e draft-Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, e cila pritet të miratohet në seancën e radhës.

Paraprakisht, në këtë pikë, shefat e grupe të partive opozitare (LDK-PDK), kanë thënë se për draft-rregulloren ka vërejtje nga disa zyrtarë komunalë të disa dikastereve për kategorizim dhe se, sipas tyre, është diskriminuese në disa raste, derisa shefja e grupit të LVV-së tha se Kuvendi nuk mund të krijojë komision për këtë çështje, pasi theksoi se kjo është kompetencë e kryetarit të Komunës, i cili, sipas saj, ka qenë profesional dhe e ka kryer punën si duhet.

Në këtë aspekt, Burim Kryeziu, udhëheqës i Njësisë së Personelit, tha se kjo Rregullore është shumë komplekse, në të cilën rregullohet statusi i punëtorit dhe koeficienti, për të shtuar se përmirëson dukshëm statusin dhe koeficientin e zyrtarëve komunalë.

Por, ai ka deklaruar se është e mirëseardhur që Kuvendi ta bëjë punën e tij dhe propozimet të harmonizohen me draftin e prezantuar, për t’u aprovuar më pastaj.

ARKATANA

Në këtë seancë, Kuvendi ka anuluar vendimet 01.Nr.016-35296/25 për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr.4790-1 dhe 5450-4 prona komunale, ZK Gjilan dhe 01.Nr.016-35310/25 për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr.4406-0 dhe 4781-0 prona komunale, ZK Gjilan.

Kuvendarët e Gjilanit, po ashtu, kanë miratuar rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35314/25 për lejimin e këmbimit të pronave të paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Kadrush Sylës nga Gjilani, rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35323/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Hisnije Halimi nga Zhegra dhe rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35328/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Nexhmedin Ibrahimi nga Përlepnica, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Kadastër, Bekim Salihu.

Kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar edhe vendimin e Komisionit vlerësues për fatkeqësitë natyrore, të cilin e ka arsyetuar drejtori Ali Arifi, ndërsa kanë shtyrë për seancën tjetër raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin financiar janar-dhjetor 2024, raportin janar-mars 2025, ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e lehonave, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve dhe raportin e komisionit për vlerësimin e figurave.

Në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre me pyetje, kërkesa e rekomandime edhe asambleistët Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Besnik Shala, Gentrit Murseli, Ardhmërie Musliu, Afërdita Balaj, Krenare Latifi-Kqiku, Ekrem Kryeziu, Sami Ahmeti, Arianit Sadiku, Ismajl Kurteshi e Ramiz Ramadani, të cilëve u është përgjigjur nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu, Enver Shabani e Kushtrim Ibrahimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.