Fidanishtja

Kuvajti investon në infrastrukturën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë “Euro Sky CO” nga shteti i Kuvajtit, Bader Muhammed Alajmi, si dhe përfaqësuesin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”, Samir Salihu.

I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin dhe investimin e bërë për objektin e Shkollës Profesionale “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë.
“Investimi më i madh është investimi në edukim. Ofrimi i kushteve dhe mundësive për të rinjtë për t’i përgatitur për tregun e punës jashtë, është synimi ynë si qeverisje. Për këtë falënderoj përfaqësuesin e kompanisë “Euro Sky CO” që bëri të mundur këtë investim me ndërmjetësimin e Organizatës “Qëndresa Kosovare”. Bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë ende”, ka thënë Rahimaj.

Mobi Casa

Rahimaj së bashku me z.Muhammed Alajmi dhe z.Salihu kanë përuruar objektin e Shkollës Profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, investim ky që arrin shifrën gjysmë milionëshe dhe ofron mundësi të mira për të rinjtë që të përgatiten për tregun e punës./rajonipress/