Kushtëzimet reciproke

/ 3 minuta lexim

Bujanoc – Në kohën kur proceset evropiane kanë marrë rrugën e liberalizimit të vizave konform konventës ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes ndër rajonale, deklaratat për kushtëzimet e reciprocitetit nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemeve, por përkundrazi i ndërlikojnë ato thotë Nexhmedin Saqipi i PDK-së.

Sipas PDK-së në Bujanoc, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, është ndaluar të marrë pjesë për festën e Krishtlindjeve “Boziq” në Manastirin e Graqanicës, me arsyetimin se vizitat e liderëve serbë mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Një qëndrim të tillë të Qeverisë së Kosovës dhe Eulex-it, përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë përshëndetur dhe kanë kërkuar që të vazhdohet kështu me kushtëzimin e vizitave të liderëve serbë në Kosovë, me ato të liderëve kosovarë në Luginën e Preshevës.

Ndërsa i irrituar nga një qëndrim i tillë i autoriteteve kosovare Nikoliq është deklaruar: “Nuk shkoj për Krishtlindjet ortodokse në Graçanicë, sepse nuk dua që Prishtina të vendosë se a mund të shkojë në Kosovën tonë”.

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se refuzimi i lejes për vizitën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, në Kosovë, është çështje e “reciprocitetit”.

Uji Dea

Vitin e kaluar autoritetet kufitare të Serbisë nuk u dhanë leje që Ministri i diasporës Ibrahim Makolli dhe ministresha për tregti Mimoza Kusari, të hyjnë në Luginën e Preshevës si zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, por mund të hyjnë si qytetarë të lirë të Serbisë.

Këto rregulla nuk po vlejnë edhe për disa zyrtarë të tjerë si ai i Myftisë së BIK-ut Naim Tërnava, i cili lëre që hyn e del në Luginë serbes, por edhe merr guximin të organizoj zgjedhje paralele në sferën e organizmit fetar dhe për këtë rast të gjithë institucionet e Kosovës heshtin.

PDK këto manovra politike i sheh me rrezik për ardhmërinë politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët shpesh bien viktima të një politike joparimore, jopragmatike dhe jokonstruktive.

Nëse vazhdohet kështu me kushtëzime Beogradi do t’i shtrëngoj më shumë shqiptarët e Luginës jo vetëm në fushën e qarkullimit të lirë, por edhe në të drejta të tjera për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

PDK kujton kohën jo fort larg kur shqiptarët e Luginës së Preshevës i iknin kalimeve kufitare për në Shqipëri e Kosovë, që në pasaportat e tyre mos të figuroj vula e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, me arsyetimin se mund të hakmerren njerëzit e sigurimit serb, thuhet mes tjerash në reagimin e PDK-së të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi./rajonipress/