Uji Dea

Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 milionë dollarë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

New York – Është shitur për shifrën e 10 milion dollarë kopja personale e Kushtetutës së SHBA-ve të George Washingtonit, bën të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s, transmeton TCH.

Libri, me shënimet e vetë presidentit të parë, është shtypur në vitin 1789, viti i tij i parë në detyrë.

Vlera fillestare e tij shkonte prej 2 deri 3 milionë dollarë, por oferta rriti çmimin për shkak të vjetërsisë 223-vjeçare të librit.

Eco Higjiena

Historianët thonë se shënimet e Washingtonit janë ato që e bëjnë librin kaq të vlefshëm.

I lidhur me lëkurë libri është përshkruar në gjendje pothuajse të pacënuar dhe i vulosur me stemën e familjes Washington.

Ai gjithashtu përmban aktet e para të Kongresit, të cilat përfshinin legjislacionin për të krijuar shtetin, gjyqësorin, departamentet e mbrojtjes dhe thesarit të qeverisë.