ARKATANA

Kushtetuta duhet të plotësohet me disa kapituj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë të plotësohet me disa kapituj në të ardhmen.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Kushtetutës, Hyseni ka thënë se aktit më të lartë juridik të vendit duhet t’i shtohet kapitulli që ka të bëjë me konstitucionalizimin e partive politike dhe kapitujt që ndërlidhen me integrimet euroatlantike.

Po ashtu, Hyseni ka shprehur edhe nevojën e ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes së presidentit.

KKVITI

Sipas tij, shefi i shtetit duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.

“Disa formula kushtetuese kanë qenë si kushtëzime për të ekzistuar shteti i Kosovës, sepse kjo Kushtetutë ka pasur rol dhe mision historik, bërjen funksional të shtetit me të gjitha institucionet kryesore shtetërore. Këto kushtëzime, me kalimin e kohës, e humbasin rëndësinë e tyre dhe ndodhë ndryshimi. Kjo Kushtetutë në dhjetë vjetët e ardhshëm ka nevojë të plotësohet me kapituj të rinj për konstitucionalizimin e partive politike, integrimet evropiane dhe anëtarësimin në NATO. Ndërsa duhet të ndryshohet sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Presidenti duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë Hyseni. Ai ka

Hyseni ka pohuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar më 9 prill 2008, ka arritur të realizojë dy qëllime kryesore: konstituimin e institucioneve themelore shtetërore dhe fillimin e procesit të transformimit të shumë segmenteve shoqërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.