Eko Higjiena

Kushtetuesja s’i përgjigjet Haradinajt edhe një muaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për rreth tri javë Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk po arrin t’i kthejë përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, i cili ka kërkuar interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave e të funksionimit të Qeverisë pas këtij akti, shkruan gazeta “Zëri”.

Megjithatë Kushtetuesja mund të mos i përgjigjet Haradinajt edhe për një muaj. Zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese i kanë thënë “Zërit” se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Haradinajt, por për çështje të tilla nuk mund të përgjigjen pa kaluar së paku një muaj e gjysmë.

United Hospital

“Kjo lëndë tashmë është duke u proceduar nga Gjykata. Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, duke u bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale, që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës sillet nga një muaj e gjysmë e deri në dy muaj”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë “Zërit”.

Kjo për arsye se, siç thonë në Kushtetuese, janë një sërë veprimesh procedurale që Gjykata tani duhet t’i ndërmarrë si para shqyrtimit e po ashtu edhe pas shqyrtimit të lëndës, të cilat zbatohen me rigorozitet në çdo kërkesë të parashtruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.