Mobi Casa

Kushtetuesja s’e njeh luftën e UÇK-së!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I plagosur në betejën e Koshares gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ushtari A. A. është ndjerë i fyer nga Gjykata Kushtetuese e cila, në një aktvendim të saj, luftën e UÇK-së të vitit 1999 e quan trazirë, ndërkaq betejën e Koshares e quan konlikt.

A. A. këtë “fyerje” nga gjykata e ka marrë përmes një aktvendimi të shpallur në nëntor të vitit të kaluar, i cili kishte të bënte me një ankesë që i plagosuri i luftës e kishte bërë për shkak se i ishte mohuar pensioni i invalidit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkruan zeri.

I pakënaqur me vendimin e kësaj ministrie, A.A. i ishte drejtuar gjykatës më të lartë në vend në majin e vitit të kaluar, duke pretenduar se kjo gjykatë “do t’ia gjejë çarën”. Lëre më që aktvendimi e ka shpallur si të papranueshme kërkesën, por i njëjti organ e ka rënduar edhe më shumë ish-ushtarin e UÇK-së, i cili preferon të mos i përmendet emri në gazetë.

ARKATANA

“Parashtruesi ishte pjesëtar i UÇK-së gjatë trazirave në Kosovë në vitet e 90-ta dhe ishte i plagosur gjatë konfliktit”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Kushtetueses, tek pjesa ku bëhet fjalë për përmbledhjen e fakteve rreth rastit në fjalë.

Ky vendim, një kopje të të cilit e posedon gazeta, e ka rënduar fort A.A., por edhe pjesëtarët e tjerë të shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.