Fundamenti

Kushtet për Kosovën në KiE, Berset: Zbatimi i vendimeve të GjEDNj-së dhe përfshirja e qytetarëve në veri

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Alain Berset ka folur në lidhje me Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës.

Ai për Klan Kosova tha se ka qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare dhe u shpreh se u takon shteteve anëtare të vendosin.

“Siç mund ta dini aplikimi i Kosovës tani ndodhet në tavolinën e Komitetit të Ministrave, ka një qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ndërkaq tani u takon shteteve anëtare ta marrin këtë vendim”.

“Ne jemi duke pritur, pra edhe Komiteti i Ministrave ka pritur deri pas zgjedhjeve në Kosovë dhe tani është koha të mendohet për hapat e radhës. Më duhet ta përsëris sërish përgjegjësinë që kanë shtetet anëtare. Kemi 46 shtete që duhet të vendosin se si të vazhdohet me aplikimin. Nga ana e sekretariatit ne e mbështesim gjithë punën që ata duhet të bëjnë në mënyrë që të marrin një vendim”, u shpreh tutje Berset.

Berset, ka treguar kushtet që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim.

Eco Higjiena

Ai ka deklaruar se njëra nga këto kushte është që vendi ta njeh Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa kritere. Njëri prej kushteve është të bëheni anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, trupën më të rëndësishme të Këshillit të Evropës dhe poashtu të zbatoni të gjitha vendimet e GjEDNj-së”.

“Mendoj se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pra shteteve, vendeve anëtare, që ta kenë mundësinë të kenë qasje në Gjykatë dhe të njihen me të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe poashtu t’i adresojnë ato dhe të merren vendime për to”.

“Kjo është njëra, ndërkaq një pikë tjetër është siç e dini përfshirja dhe diskutimet me të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës, poashtu në pjesën veriore. E dini saktësisht disa pika të kushteve të vendosura në tavolinë nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të jetë një element kyç dhe shumë i rëndësishëm i të gjitha diskutimeve”, ka thënë Berset.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.