Fundamenti

Kushë, ama tenderin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Një shkronjë e ka kthyer mbrapsht komplet tenderin për furnizimin me penj kirurgjik. Ishte pronari i kompanisë “Agani”, Armend Agani, ai që e shkaktoi tërë këtë tollovi duke u ankuar se tenderin e kishte fituar JonaMed” dhe se Ministria kishte shkelur ligjin. Pas disa shqyrtimeve u konstatua se MSh në tender ia kishte hequr një shkronje një lloji të gjilpërave, e që kompanie eliminuese nuk e kishte ofertuar.

Armend Agani, kushëri i ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka kthyer mbrapsht një tender të shpallur nga kjo ministri. Në fakt, Armend Agani ishte ankuar ndaj vendimit të MSH-së për dhënien e një tenderi një kompanie tjetër për furnizim me penj kirurgjikë. Tenderin ministria ia kishte dhënë kompanisë farmaceutike “JonaMed”, por ndaj këtij vendimi kompania “Agani”kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili edhe e ka kthyer lëndën në ritenderim.

Tash MSH-së i duhet që të rishpallë tenderin për furnizim me penj kirurgjikë ashtu siç ka kërkuar gjykata e tenderëve.

OSHP ka urdhëruar MSH-në ta përsërisë tenderin që është si rezultat i ankesës së njërit nga ofertuesit “AGANI”. Kjo kompani me pronar Armend Agani është ankuar kundër njoftimit për dhënie të kontratës “JonaMed”. Sherri i “JonaMed” po akuzohen dhjetë ish zyrtarë të kësaj ministrie, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi dhe ish-sekretarin permanent Ilir Tolaj. Në kohën sa Bukoshi ishte ministër dhe Tolaj sekretar “JonaMed” pronë e familjes Deshishku asnjëherë nuk kishte mundur që të fitojë tenderë nga ministria.

Kompania “Agani pretendon se MSH nuk ka ofertuesit në mënyrë të barabartë, pasi sipas Aganit për kompaninë e tyre kishte kërkuar katalogun në faqen e internetit të prodhuesit (edhe pse kjo kërkesë nuk ka qenë e specifikuar në dosjen e tenderit), ndërkaq të njëjtin katalog nuk e kishte kompania fituese. Po ashtu MSH shkeli nenin 60 të Ligjit për Prokurim Publik, pasi shpalli fitues kompaninë e cila kishte ofruar çmim të lartë, edhe pse kriter për dhënie të kontratës ka qenë çmimi më i ultë.

Në fakt ankesa e parë e “Aganit” ishte hedhur poshtë në seancën e 8 janarit, ku një ekspert kishte konstatuar se ankesa e kompanisë në fjalë nuk qëndronte sepse kjo kompani nuk kishte plotësuar kriteret që kërkoheshin në tender.

ARKATANA

Ky ekspert ka konstatuar se “Agani” nuk i ka plotësuar specifikat e gjilpërave speciale “Heavy”. Ndaj këtij konstatimi kompania “Agani” sërish është ankuar duke pretenduar se i plotëson të gjitha specifikat teknike. Sipas Armend Aganit një nga konstatimet e autoritetit kontraktues ka qenë se në dy vende nuk janë plotësuar specifikat tek “Heaxy”. “ Ne kemi kërkuar në internet si dhe në literature, dhe fjala ‘Heaxy’ për gjilpëra nuk ekziston, andaj kemi kërkuar informacion shtese nga ministria dhe na janë përgjigjur t’i përmbahemi dosjes së tenderit”.

Ai sqaroi se në asnjë penj tjetër nuk kërkohet specifikacioni i gjilpërës, e përveç kësaj kompanitë evropiane prodhojnë gjilpëra nga 4 deri në 5 forma dhe atë standard që shënohet me “S”, precesioni që shënohet me “P”, “Heavy” që shënohet “H”, black që shënohet me “B” dhe no needle që shënohet me “0”.

Agani ka theksuar se ministria ka gabuar në specifikat e tenderit, sepse në asnjë vend nuk është precizuar se a duhet të jetë gjilpëra standard apo nga llojet që janë përmendur më lart. Por Ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk e kanë eliminuar kompaninë “Agani” për “Heaxy”, por për pikën që ka të bëjë me prezantimin e produktit me mostra apo

Katalogë për produktin e ofruar. Ministria kishte menduar se “Agani” ka ofertuar me katalog në të cilin ka ndërhyrë duke u bazuar në ueb faqen e prodhuesit.

Bazuar në të gjitha këto paneli shqyrtues ka vlerësuar se autoriteti kontraktues në këtë rast MSH ka krijuar konfuzion tek konkurruesit në tender. Paneli Shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave, raportit të vlerësimit të komisionit vlerësues, konstatimeve të cekura u vërtetua se ministria në dosjen e tenderit ka specifikuar terrnin “Heaxy”, në vend të terrnit “Heavy”. Duke pasur parasysh faktin se ministria nuk ka ndryshuar termin as pas reagimit të operatorit, Paneli shqyrtues i OSHP-së konstaton se MSH ka shkelur nenin e Ligjit për Prokurim Publik. Kjo nënkupton se tenderi duhet të rishpallet.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.